Aston Villa ka caktuar çmimin për shitjen e kapitenit Jack Grealish.
Manchester United ka mësuar çmimin e një objektivi të madh për sezonin e ri.
Pronari i Aston Villas, Nassef Sairis ka paralajmëruar se klubet e interesuara për transferimin e Jack Grealish duhet të paguajnë 87 milionë euro për kapitenin e ekipit, shkruan tabloidi britanik Mirror, transmeton lajmi.net.
Manchester United spekulohet se udhëheq garën për transferimin e mesfushorit anglez.
Por, klubi nga Old Trafford duhet të plotësojë kërkesën e Aston Villas për të siguruar shërbimet e tij.