Një incident zjarri ka ndodhur në Rahovec.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:55, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri furra për tharjen e veturave. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Njësitë relevante policore dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/