Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hade të Obiliqit gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Si pasoj e zjarrit shtëpia është djegur në tërësi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/