Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut numri i viktimave është rritur në 171, ndërsa janë raportuar 126 të zhdukur dhe 856 të tjerë ndodhen në strehimore.
Është rritur në 171 numri i personave që kanë humbur jetën nga katastrofa e përmbytjeve në rajonin e Rio de Janeiros së Brazilit, shkruan AA.
Sipas lajmit të mediave braziliane, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në zonën malore Petropolis të Rio de Janeiros, kanë vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit nga ana e vullnetarëve dhe ekipeve të zjarrfikësit.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut numri i viktimave është rritur në 171, ndërsa janë raportuar 126 të zhdukur dhe 856 të tjerë ndodhen në strehimore.
Komuna e Petropolist u bëri thirrje banorëve të rajonit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të punimeve gjithëpërfshirëse për pastrimin e rrugëve, transmeton Fol Drejt.
Pas shirave intensivë më 15 shkurt në zonën malore Petropolis të Rio de Janeiros u regjistruan rrëshqitje dheu në zonat e larta të qytetit, ku rrugët, parqet dhe marketet u përmbytën ndërsa automjetet dhe autobusët mbetën nën ujë.
Guvernatori i rajonit, Claudio Castro, tha se rajoni është përballur me reshjet më intensive që nga viti 1932.
Ishte njoftuar se në Petropolis pas një numri të madh të përmbytjeve janë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe se në një periudhë prej 6 orësh kanë rënë aq reshje sa priteshin përgjatë gjithë muajit shkurt.
Përmbytjet që ndodhën në vitin 2011 në qytet dhe të cilat u shndërruan në tragjedi shkaktuan mbi 900 viktima dhe më shumë se 100 të zhdukur./FolDrejt/