71 njerëz raportohen deri tani, të vdekur pas përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor të dielën.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim në Azinë Juglindore, nga digat e tejmbushura që zhytën mijëra shtëpi. Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore në Timorin Lindor.
Më shumë se 40 persona janë ende të zhdukur në Indonezi dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.
“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe patjetër që do të ndryshojë, ndërsa rreth 42 njerëz janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane të Zbutjes së Katastrofave, Raditya Djati.
“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara kanë penguar ekipin e kërkimit dhe shpëtimit“, tha Djati për situatën në Indonezi.