Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar mbi përmbytjet që kanë goditur Slloveninë dhe Austrinë, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti ka thënë se ngjarjet e tilla na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.