Mes një vere vdekjeprurëse përmbytjesh në pjesë të ndryshme të botës, shkencëtarët kanë gjetur se numri i njerëzve në rrezik nga përmbytjet ekstreme është rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit.
Në Gjermani, përmbytjet e mëdha morën jetën e të paktën 173 njerëzve. Në Nigeri, Lagos Island përjetoi një nga përmbytjet e tij më të këqija vitet e fundit, duke zhytur makina dhe shtëpi. Dhe, në fillim të kësaj jave, zyrtarët njoftuan se numri i të vdekurve nga përmbytjet e korrikut në Kinë ishte rritur në 302 – më shumë se trefishi i vlerësimit të mëparshëm, raporton CNN, përcjell FolDrejt.com.
Ndryshimi i klimës po i përkeqëson përmbytjet ekstreme, dhe një studim i botuar të mërkurën në revistën Nature arriti në përfundimin se popullsia e ekspozuar ndaj atyre përmbytjeve që nga viti 2000 është 10 herë më e lartë se vlerësimet e mëparshme, pasi më shumë njerëz migrojnë në zona të prirura nga përmbytjet. /FolDrejt.com/