Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti ka rënë pre e një sulmi me armë nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, dje, rreth orës 11:35, transmeton Fol Drejt.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh, viktima mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimit, ka pësuar lëndime pasi që i njëjti së bashku edhe me dy punëtorë të kompanisë, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me armë zjarri derisa ishin në vendin e tyre të punës.
“Viktimës për shkak të lëndimeve, i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”, thuhet në raport./FolDrejt/