Një grabitje nën kërcënimin e armës dhe nga persona të maskuar ka ndodhur në komunën e Lipjanit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:33, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, dy persona të maskuar dhe me armë i kanë grabitur punëtorit të pompës të holla rreth 400 euro.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime./FolDrejt/