Një person ka raportuar për një rast të zjarrvënies në Kamenicë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:12, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy veturave të një firme private. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./FolDrejt/