Persona të zhdukur janë raportuar në Gjakovë dhe Klinë. Në Gjakovë raportohet se është zhdukur viktima mashkull kosovar, kurse në Klinë është zhdukur një vajzë e mitur.
Rastin në e zhdukjes në Gjakovë e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, kurse rastin e zhdukjes në Klinë e ka raportuar ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë.
Këto janë dy rastet që raportohen nga policia:
Rr. Wesli Clark, Gjakovë 12.05.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.
Klinë 13.05.2023-NN. Me datë 15.05.2023 ankuesja femër Shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. /FolDrejt/