Duke sfiduar shtypjen ushtarake të Mianmarit, protestuesit kundër grusht shtetit zhvilluan një tubim në Mandalay në orët e para të mëngjesit të së dielës për të shmangur konfrontimet e mëdha me forcat e sigurisë dhe policisë.
Punonjësit e sektorit shëndetësor, përfshirë mjekët, infermieret, studentët e kësaj fushe dhe farmacistët të veshur me bluza të bardha, u bashkuan me protestuesit pro-demokracisë në marshimin gjatë natës.. Ata brohorisnin dhe mbanin parulla ku shkruhej “Mbroni udhëheqësen tonë”, “Mbroni të ardhmen tonë”, duke iu referuar ish-udhëheqëses de fakto Aung San Suu Kyi. Zonja Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë të zgjedhur në rrugë demokratike mbeten të ndaluar që nga 1 shkurti.
Të shtunën, forcat e sigurisë së Mianmarit dhe policia përdori përsëri forcën për të shtypur protestat kundër juntës ushtarake në mbarë vendin, ndërsa shtohen kritikat botërore lidhur me dhunën kundër protestuesve të shkaktuara nga grushti i shtetit.