Një turist australian u vra në një sulm peshkaqeni në një plazh të mbushur me njerëz në Kaledoninë e Re, një koloni franceze në Melanesia në Paqësorin jugperëndimor, raportoi sot Guardian.
Plazhet në Nuomea u mbyllën pasi një 59-vjeçar vdiq të dielën pas disa pickimeve të peshkaqenëve.
Burri thuhet se ishte duke notuar pranë një pontoni rreth 150 metra nga plazhi Chateau-Royal në kryeqytetin Nuomei kur peshkaqeni e sulmoi atë, thanë autoritetet, transmeton Fol Drejt.