Rusia nuk ka kryer dhe nuk po kryen sulme ndaj objekteve civile gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas tij, nuk ka pasur dhe nuk ka sulme ndaj objekteve civile në Ukrainë, por vetëm ndaj objektivave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me aftësitë ushtarake.
Peskov, në konferencën për shtyp, theksoi se operacioni special ushtarak rus kishte detyrat e veta, të cilat u kryen, raportoi TASS, transmeton Fol Drejt.