Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austri, teksa në të ka qenë i përfshirë një shtetas nga Kosova.
Siç raportojnë mediat vendëse, viktima kosovare ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një ataku kardiak derisa ishte duke e drejtuar makinën.
Në vendngjarje ka arritur edhe një helikopter i ndihmës së shpejtë, mirëpo nuk ka arritur ta shpëtojë viktimën.
Mësohet se pavarësisht ndalimit të papritur të veturës në rrugë si pasojë e sulmit, nuk është shkaktuar ndonjë incident.
Tutje thuhet se trupi i viktimës është dërguar për obduksion./FolDrejt/