I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, përsëriti sot se serbët që u arrestuan ditëve të fundit janë të pafajshëm dhe theksoi se kriminelët e vetëm janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Kriminelët e vetëm këtu janë Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti, policia terroriste e të cilëve arreston dhe rrëmben serbët e pafajshëm dhe rrah fëmijët serbë!
Nemanja, Dalibor dhe Uroš janë të pafajshëm, po ashtu edhe Radoshi, Dushani, Lune dhe nuk ka asnjë provë që i akuzon, vetëm dëshmi se janë të pafajshëm”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.