I ashtuquajturi, drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, deklaroi sot se kinse Beogradi po bën gjithçka që është në fuqi për të ruajtur paqen, por se nuk varet më nga Serbia.
Ai në konferencën për media i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, sepse nëse nuk ndodh kjo, nuk ka asgjë për të folur.
Sipas fantazive të Petkoviq, “ka të bëjë me Kurtin dhe lëvizjet që ai dëshiron t’i vërë flakën gjithë rajonit. Është koha që dikush të arsyetojë me Kurtin, sepse qëllimi i tij është të fillojë një luftë dhe t’i vërë zjarrin jo vetëm veriut por dëshiron të fillojë një luftë në rajon”, tha Petkoviq./FolDrejt/