I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha sot se është në punë një luftë e përgjithshme informative e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “me synimin për shkatërrimin e Serbisë, dëmtimin e popullit serb në Kosovë dhe çdo mundësi për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve”.
“Në 24 orët e ardhshme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’ju kontaktojë për shumë më tepër informacione”, tha Petkoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për media për ngjarjet në Kosovë.
Ai shtoi se Vuçiq është duke biseduar intensivisht me udhëheqjen ushtarake dhe se vendimet e mëtejshme do të merren në përputhje me zhvillimin e situatës./FolDrejt/