Duke iu përgjigjur deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, për akuzat ndaj Serbisë për kidnapimin e policëve të Kosovës, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, pretendon se Sveçla ka thënë një “gënjeshtër të rëndë”.
Përmes Twitterit, Petkoviq i tha ministrit Sveçla se ai “mund të korrigjojë dhe të falsifikojë, por se faktet kundërshtojnë atë që ai tha”./FolDrejt/