Rezultatet e testeve klinike të vaksinës anti-COVID nga Pfizer/BioNtech, kanë treguar se është qind për qind efikase si dhe tolerante në moshat e reja nga 12 deri në 15, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtyre dy kompanive.
Në fazën e tretë të testimit, nga 2,260 pjesëmarrës të moshës 12 deri në 15 vjet në Shtetet e Bashkuara, vaksina ka nxitur prodhimin e antitrupave vetëm një muaj marrjes së dozës së dytë.
Nga Pfizer/BioNtech kanë shtuar se efektet anësorë tek adoleshentët ishin të ngjashme me ato të 16-25-vjeçar. Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë dhimbje në vendin ku është marrë vaksina, temperaturë dhe lodhje.