Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 00:17, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/