Një rast i plagosjes me thikë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, me ç’rast i plagosur ka mbetur një 21-vjeçar.
Rasti ka ndodhur sot pasdite, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia shqiptare, 54-vjeçari ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar i cili ka përfunduar në spital.
Ndërkohë, në lidhje me fatin e 54-vjeçarit, policia ka bërë të ditur se ai është arrestuar pak minuta pas kryerjes së veprës penale./FolDrejt/
Njoftimi i Policisë
Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.