Dy gratë që u plagosën sot në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo kanë marrë lëndime serioze.
Kështu ka njoftuar mjeku kujdestar Ejup Govori për klankosovën.
“Janë ty të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, është shprehur Govori për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, që sipas policisë, është identifikuar.