Një person është arrestuar në komunën e Zubin Potokut.
Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:40, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se ishte takuar duke prerë dru në pronën e ankuesit mashkull kosovar.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/