Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Podujevë për veprën penale vjedhje, shkruan Fol Drejt.
“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.”, thuhet në raportin e policisë.
Policia theksoi se ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policorë, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave.
“Personi i arrestuar, B.S, mashkull, 62 vjeç, dyshohet se nga një furgon i parkuar, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka vjedhë një sasi të parave.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/