Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Tërnavë të Podujevës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur përgjatë periudhës 23-30 korrik të këtij viti, njofton raporti 24 orësh.
Sipas këtij raporti thuhet se gjatë kësaj kohe janë vjedhur 31 koshere me bletë.
Për më tepër, në to ka pasur rreth 300 kilogramë mjaltë.
Raportohet se rasti është nën hetime./FolDrejt/