Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë në terren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot më 22.02.2023, në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellë disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Njësitet policore kufitare kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.
Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.
Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”./FolDrejt/