Policia e Kosovës ka marrë sot donacion 6 dronë nga SHBA’të, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës 1 dron.
Në një komunikatë për media, PK ka prezantuar dronët që i ka marrë donacion.
“Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.”, thuhet në komunikatë ndër të tjera.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së.