Zv.presidenti, Fuat Oktay dënoi bastisjen policore ndaj xhamisë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Oktay tha: “Dënoj me forcë bastisjen policore të kryer në mënyrë të pahetuar dhe të pamasë gjatë namazit të sabahut (mëngjesit) ndaj xhamisë Mevlana në Berlin”.
“Prokuroria dhe policia e Berlinit duhet të kërkojnë ndjesë nga komuniteti musliman për shkak të këtij qëndrimi”, theksoi Oktay duke i uruar kapërcimin e kësaj situate komunitetit të besimtarëve të xhamisë Mevlana.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar 7000 euro, kompjuterë dhe fajla të ndryshëm. Bastisja ka ardhur si pasojë e tre të dyshuarve që mendohen se kanë aplikuar për ndihma ndaj Covid19./Foldrejt.com