Policia italiane shkatërroi një zinxhir shpërndarjeje droge, duke sekuestruar 760 kilogramë kokainë të fshehura në kontejnerë me lëkurë viçi të papërpunuar, raportojnë sot mediat lokale.
Mësohet se janë ndaluar 21 persona, mes të cilëve kryesisht italianë dhe dominikanë, si dhe një shqiptar, raporton Albanian Daily News.
Sipas përllogaritjeve, vlera e kokainës së konfiskuar në tregun e drogës do të arrinte mbi 60 milionë euro, nëse do të shitej në doza dhe 23 milionë, nëse do të shitej e plotë./FolDrejt/