Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga vetëaksidentin janë lënduar dy persona, ndërsa me rastin po merret njësia e trafikut e autostradës.
“Më 29.07.2020 rreth orësh 11:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën për Shqipëri, në kilometrin e 15 nga Vërmica. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësia e trafikut e autostradës është duke e trajtuar aksidentin”, tha Krasniqi për IndeksOnline.
Ndërsa IndeksOnline ka raportuar se brenda kësaj veture ishte një foshnje një muajshe e cila dyshohet se po bartej tek një familje adaptuese nga punëtorët social në Dragash.