102 persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në shumë komuna të Kosovës.
Kjo për shkak se të njëjtit nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas njoftimit nga raporti i Policisë, këta persona janë ndaluar në 45 raste të ndryshme. Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt e Pejës.
Kryesisht rastet kanë të bëjnë me mosrespektimin e orarit për kufizim të lëvizjes, i cili me rekomandim të Asociacionit të Komunave ka mbetur i njëjtë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, përveç Malishevës ku orari është 14:00-06:00 dhe Zveçani dhe Mitrovica e Veriut nga ora 12:00-06:00.