Një kamion i mbushur me lëndë narkotike është gjetur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për 59 kilogramë marijuanë.
Raportohet se policia pas mbërritjes në vendngjarje ka parë një kamion të parkuar anash rrugës, teksa në kamion shoferi, me origjinë greke, është gjetur i vdekur.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një shtetas grek, i cili me anë të një bashkëpunëtori ka synuar ta grabisë drogën e gjendur në kamion.
Tutje bëhet me dije se është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro./FolDrejt/