Policia e Kosovës e ka ndalur një person në Vushtrri i infektuar me COVID-19, pasi ai ka thyer rregullin e vetizolimit.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Hamit Zuqaku”, në orën 17:22.
“Njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovari cili nuk ka respektuar vet-izolimin pasi i njëjti ishte pozitiv me Covid 19. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Momentalisht, Vushtrria është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive me Coronavirus, me gjithsej 121 sosh.