Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajit sot i është përgjigjur thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”, transmeton Fol Drejt.
Shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht.
“Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve , që shërohen në spitalet tona .
Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin çdo fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, sa herë që kanë nevojë ata.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/