Policia e Kosovës ka sekuestruar një revole në komunën e Drenasit.
Siç bën të ditur policia, sekuestrimi erdhi pasi që poseduesi i armës (anipse me leje), në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kishte shkrepur të njëjtën dhe për pasojë ka lënduar veten.
Bashkë me revolen e tipit SARSIZMAL 9×19, e kalibrit 9mm është sekuestruar edhe një copë fishek.
Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit (I. N, 47 vjeç) është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe i njëjti është proceduar më tej./FolDrejt/