Ajo tha se ishte rrugës për në Podgoricë, teksa shtoi se policia s’i kanë dhënë arsye përse nuk e lejuan që të udhëtojë për në Mal të Zi.
“Unë jam ende në komisariatin e policisë në aeroport ku po më mbajnë aktualisht për të më marrë në pyetje”, është shprehur fillimisht Trajkoviq në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, më vonë ajo ka bërë të ditur se arsyeja e ndaljes ishte një thirrje nga Gjykata Themelore për të dhënë deklaratë për një proces.
“Në mënyrë të paligjshme, nuk më është dhënë asnjë informatë se për çfarë bëhet fjalë në këtë proces misterioz”, është shprehur Trajkoviq, përcjell Klankosova.tv.
Izlazak iz zemlje mi nije dopusten, u pravom sovjetskom stilu. Razlog: pozvana sam u ponedeljak pred Treći osnovni sud da dam izjavu u nekom procesu. Protivzakonito mi nije data nikakva informacija o čemu se u ovom misterioznom procesu radi. Maltretiranje se nastavlja… https://t.co/7tSBN3HOkJ pic.twitter.com/V898bPjD3c
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 24, 2022