Policia e Kosovës shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarë policorë, sipas konkursit të shpallur më 5 janar 2023, për zëvendësimin e policëve të dorëhequr në veri të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas policisë, prej 85 aplikantëve, gjashtë kanë dështuar.
“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, thuhet në njoftimin për media.
Siç dihet, në nëntor të vitit të kaluar, qindra zyrtarë serbë që punonin nëpër institucionet e Kosovës, i braktisën ato, duke krijuar zbrazëti në shumë prej institucioneve./FolDrejt/