Mitrovicë-Një veturë e dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.
Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e la konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veri Veton Elshani.
“Janë konfiskuar targat e një veture “Lada Niva”. Vetura kishte targat e Novi Pazarit. Gjatë kontrollimit të veturës, poshtë ulëses është gjetur një armë e llojit “Crvena Zastava”, një karrikator, pa municion”, tha Elshani./BetimipërDrejtësi