Kosova si një shtet i vogël dhe me popullsi relativisht të vogël mirëpo në moshë të re gjendet në një gjendje jo të këndshmë dhe ndryshe nga ajo që ka pritur popullsia e këtij vendi, pothuajse tash e 20 vite pas luftës shteti ynë përballet me shumë sfida si: sfida politike e ekonomike, korrupsionin, varfërinë, papunësinë e shumë të tjera.
Megjithatë, kryesfida e shtetit tonë është politika. Portali Foldrejt ka intervistuar disa të rinj nga Kosova për të parë mendimin e tyre. A janë të kënaqur populli ynë me këtë qeverisje dhe çfarë mendojnë rinia e vendit tonë për këtë temë?
Ja përgjigjet e tyre:
L.H- Gjendja politike në Kosovë nuk është e mirë sepse duhet një qeverisje që shteti t`a ketë një jetesë më të mirë. Ndryshimi që na nevojitet momentalisht është liberalizimi i vizave. Nga shteti për moshatarët e mi do doja që të kishim një sistem më të mirëfilltë të arsimit. Nga qeverisja e kaluar nuk isha e kënaqur aspak ndërsa nga formimi i qeverisë së re pres diçka më të mirë.
D.M- Sipas mendimit tim gjendja politike në Kosovë jo vetëm aktualisht por për 20 vite është shumë e dobët dhe shumë e pa dobishme për ne si rini. Nuk kemi pa diçka të mirë prej tyre deri tash, përfshirë edhe gjendjen ekonomike. Sikur të mundeshim t`i ndryshonim shumë gjëra, do të merrja parasysh njerëzit e papunë. Më e rëndësishmja është gjendja ekonomike në vend, ajo do të rregullohej sikur të kishim më shumë fabrika, kështu do rritej buxheti dhe do zvogëlohej papunësia dhe varfëria në vend. Të gjithë jemi në dijeni se ne si rini nuk kemi të ardhura aq sa na nevojiten. Më së shumti çka do kërkoja nga shteti që nxënësit me nota të mira të kenë vendin e punës që e meritojnë. Unë si një e re nuk jam aspak e kënaqur nga kjo qeverisje.
G.K- Gjendja politike dhe ekonomike në të cilën ka hyrë Kosova pas pandemisë Covid-19 është një gjendje shumë e rëndë për vendin tonë. Në gjendjen momentale do të ndryshoja qeverinë pasi nuk jam e kënaqur me këtë menaxhim të gjendjes ekonomike. Kjo gjendje e vështirë politike nuk po ndodh vetëm gjatë këtij viti por qe shumë vite, Kosova nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Në Kosovë, rinia paraqet grupmoshën më të madhe të popullsisë dhe konsiderohet si një nga pasuritë kryesore që ka vendi ynë, andaj mendoj se ne kemii nevojë për shumë gjëra, sistem më të mirë të arsimit, objekte më të mira e shumë gjëra të tjera, pasi ne jemi e ardhmja e vendit tonë, dhe ne mund të bëjmë ndryshimin. Nga asnjë qeverisje nuk jam e kënaqur, por mendoj se në të ardhmen do dalë dikush që të na udhëheq ashtu siç duhet./Foldrejt.com