Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, tha sot se sipas rezultateve të djeshme, shqiptarët do të udhëheqin katër komunat serbe dhe do të qeverisin serbët që përbëjnë shumicën në veri të Kosovës.
“Ai tregon realitetin e ri që po shfaqet dhe se serbët kanë theksuar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe progres derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Kurti ka dashur t’i detyrojë serbët të votojnë në kontejnerë, kurse bojkoti i serbëve tregoi se populli serb e dërgoi Kurtin në kontejner”, ka thënë Petkoviq për RTS. /FolDrejt/