Presidenti rus Vladimir Putin fali dy kanibalë të dënuar për shkak se ata luftuan në luftën në Ukrainë, njoftoi sot Politiko, duke cituar mediat ruse.
Gazeta thekson se, sipas informacioneve nga disa media ruse, janë falur dy vrasës të dënuar, Denis Gorin dhe Nikolai Ogolobiak, të cilët hëngrën mishin e viktimave të tyre.
Poltiko vëren se “në traditën e liderit të grupit të ndjerë Wagner, Yevgeny Prigozhin, Kremlini përdor kriminelë të dënuar të të gjitha llojeve si ushtarë dhe është gati të falë të gjithë ata që luftojnë në luftën kundër Ukrainës si “heronj të operacioneve speciale ushtarake”.