Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka rënë dakord të dërgojë trupa shtesë në kufirin e Bjellorusisë pas një kërkese nga shërbimi i rojes kufitare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP.
Varshava ka qenë në gatishmëri të lartë kohët e fundit pasi trupat mercenare ruse Wagner mbërritën në Bjellorusi për stërvitje.
Të hënën, shërbimi i rojes kufitare i kërkoi ministrisë së mbrojtjes të dërgojë 1,000 trupa shtesë në kufi mes përpjekjeve të shtuara për të kaluar ilegalisht kufirin.
“Për shkak të situatës dinamike në kufirin polako-bjellorusi… ministri i mbrojtjes kombëtare urdhëroi që kërkesa të zbatohej dhe të caktoheshin ushtarë shtesë për të patrulluar kufirin polako-bjellorusi”, citohet të ketë thënë ministria e mbrojtjes nga PAP.