Porti i Odesës në Detin e Zi ka rifilluar funksionimin pas një sulmi rus në sistemin energjetik të rajonit, tha një zëdhënës i ministrisë së infrastrukturës, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Që nga tetori, Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë sulmesh me raketa dhe dron.
Ministri ukrainas i Bujqësisë Mykola Solsky tha të dielën se dy porte të tjera, Chornomorsk dhe Pivdennyi, që janë të autorizuar të eksportojnë drithëra nga Ukraina sipas një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës, funksiononin pjesërisht./FolDrejt/