Portieri Loris Karius (29) ka vazhduar kontratën me Newcastle deri në fund të sezonit, njoftoi Premier League.
Karius fillimisht erdhi në një kontratë të shkurtër tre-mujore me një opsion për ta vazhduar. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Shtutgartit dhe Manchester Cityt, dhe më vonë mbrojti në Mainz, Liverpool, Besiktas dhe Union Berlin.
Edhe pse ai bëri 49 paraqitje për Liverpool-in gjatë dy sezoneve, ai njihet më së shumti për dy gabimet që bëri gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2018 kundër Real Madridit, duke kontribuar në humbjen 3-1./FolDrejt/