Një sulmues i paidentifikuar vrau tre persona sot dhe më pas kreu vetëvrasje në qytetin portugez të Setubal, rreth 45 kilometra larg kryeqytetit Lisbonës.
Komisioneri i policisë lokale João Freire i tha Reuters se katër trupa të pajetë u gjetën në vendin e të shtënave, që ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, por shkaku i të shtënave nuk dihet ende.
Inspektorët e policisë kriminale po hetojnë skenën e krimit në një lagje të varfër të Setúbal të quajtur Bairo Azul dhe sipas komisionerit Freire, sulmuesi kreu vetëvrasje kur policia mbërriti në vendin e të shtënave./FolDrejt/