Lypsar
Fortunë i zinin
Mendimet
Fortunë ishte
Edhe moti
Kohë lufte
S’ishte
Por ai luftonte,
Për bukë të gojës.
Teshat leckë
Ku s’gjendej vend
ku të vije gjilpërën,
Tregonin ngjyrën e trupit,
Që kishte marrë
Ngjyrë vjollce.
Sytë nuk ju njomën
asnjëherë,
Pikëllimi
në shpirt i strukej.
Sytë e tij shprehnin,
Detin e zemërbardhësisë.
Era dëneste
Me disa pika
E ai kokën ulur
Shihte kalldrëmin.
Ai turp kishte
Nga leckat e tij
Por më shumë
Nga trupi lakuriq
I vajzave.
Ai me karton
mbulonte veten,
Ndërsa ato pak
Nga pak humbnin
Nderin
Nuk ishte
Kohë e akullt,
Por zemra
Të akullta e rrethonin .
Lutej që gjumi i
Tokës, atë ksaj here
ta zinte
E më asgjë
Të mos lypte.
/Pranvera Qerimi/