Presidenca Çeke ka bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me çështjen e targave.
Në deklarimin e tyre për gazetën klankosova, Presidenca Çeke ka bërë të ditur se Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë një prioritet i tyre.
“Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor”.
“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit Evropian”.
“Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve të menjëhershme të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, kanë thënë nga Presidenca Çeke për klankosovën, transmeton Fol Drejt.