Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas pranimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Fol Drejt.
Begaj, me anë të një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave për kalimin e kërkesës së Kosovës për aplikim në KiE.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, është shprehur Begaj në Twitter./FolDrejt/