Presidenti amerikan bisedoi dje edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe të dy liderët ranë dakord gjatë një bisede telefonike se nuk do të njihnin asnjë “fitim territorial” rus në Ukrainë, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane, shkruan agjencia britanike Reuters.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau pajtohen se Rusia është plotësisht përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë dhe për përpjekjet e mëtejshme për të ofruar ndihmë sigurie për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.
Në bisedën telefonike të djeshme, Biden dhe Trudeau diskutuan edhe pjesëmarrjen e ardhshme në Samitin e Amerikave, i cili është planifikuar për në qershor në Los Anxhelos, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.